A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet kryeministri Rama

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret, do të shkojë atje. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim

I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur

banner

Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?

Edi Rama: Mua?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.

Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?

Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështja e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.

Blendi Fevziu: Pse?

Edi Rama: E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy