Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ruud van Nistelrooy thotë se Erik ten Hag “e donte klubin”, ndërsa zbuloi se si holandezi e mori shkarkimin e tij.
Periudha dyvjeçare e gjysmë e 54-vjeçarit në “Old Trafford” mori fund të hënën kur drejtori i përgjithshëm Omar Berrada dhe drejtori sportiv Dan Ashworth e informuan atë se koha e tij në klub kishte mbaruar
Van Nistelrooy është aktualisht në krye, ndërsa “Djajtë e Kuq” përpiqen të emërojnë trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim si pasardhësin e përhershëm të Ten Hag.
Tani, ish-sulmuesi i Holandës, Van Nistelrooy, ka treguar se sa “i lënduar” ishte ish-trajneri i Ajax për shkarkimin e tij.
“Po, e pashë atë [Ten Hagun] të hënën dhe fola me të para ndeshjes. Ai ishte i zhgënjyer dhe i prekur sepse kujdesej vërtet për klubin. Bisedat e para që patëm kur u ktheva në klub, unë ndjeve se kujdesej dhe e donte klubin dhe donte ta çonte klubin përpara, prandaj edhe ai ishte i lënduar që duhej të largohej, por edhe krenar për arritjen e tij këtu duke fituar dy kupa”, deklaroi Van Nistelrooy
Ndërsa Ten Hag fitoi një Carabao Cup dhe një FA Cup gjatë kohës së tij në Man United, por realisht si klub kanë pësuar regres – pavarësisht se kanë shpenzuar më shumë se gjysmë miliardë euro për lojtarët gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.
Van Nistelrooy – i cili iu bashkua stafit stërvitor të Ten Hag këtë verë – është ngarkuar të kthejë Man United në rrugën e duhur gjatë javëve të ardhshme, me Amorim që pritet të marrë drejtimin e skuadrës në nëntor.
Pasi udhëhoqi Man United në një fitore 5-2 të Carabao Cup ndaj Leicester City të mërkurën, Van Nistelrooy do të shpresojë të bëjë dy fitore kur e pret Chelsean në “Old Trafford” në kuadër të Ligës Premier të dielën