Gazetari Kajtazi: S’ndjehem i sigurt, pajisja gjurmuese ka SIM kartelë dhe numër serik, është lehtë të gjendet kujt i përket

by Nexhat

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka lëshuar edhe një reagim pasi në veturën e tij është gjetur një pajisje gjurmimi. Kajtazi ka  thënë se nuk ndjehet i sigurt dhe shton se rasti në fjalë konfirmon që s’ka siguri as juridike e as fizike.

“Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike”, ka shkruar Kajtazi,

banner

Kajtazi ka bërë të ditur se pajisja është prodhim britanik dhe ka një SIM kartelë dhe internet dhe sipas tij është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.

Gazetari kosovar ka kërkuar që gjatë procesit të ekzaminimit të pajisjes të jenë të pranishëm edhe avokatët e tij,

“Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket. Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi”, ka shkruar Kajtazi.

Reagimi i plotë:

Dashamirë,

Siç jeni te njoftuar, sot rreth orës 10:00 paradite kam dërguar veturën për kontroll në servis. Gjatë kontrollit është zbuluar një pajisje e dyshimtë ngjitur në shasi, në anën e majtë prapa.

Menjëherë kam kontaktuar Policinë e Kosovës. Pas ardhjes së një patrulle të stacionit të Graçanicës, është kontaktuar njësia kundër bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda.

Njesitët e specializuara kanë tërhequr këtë pajisje dhe kanë konstatuar së është GPS, me numër serik. Është bërë kontrolli i veturës për ndonjë mjet tjetër të dyshimtë, por nuk është zbuluar ndonjë gjë.

Nga aty kam vazhduar për në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratë.

Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.

Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike.

Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.

Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy