Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën

by Merita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën.

Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës.

banner

Njoftimin e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, raporton Klankosova.tv.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Ëermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy