32
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po qëndron në shtetin e Katarit.
Maqedonci ka vizituar Akademinë Ushtarake të Katarit dhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të ushtrisë së këtij vendi.
Ai ka njoftuar se i është konfirmuar mundësia që të dërgojë kadetë në këtë vend.
“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet”, ka shkruar Maqedonci