Mëngjesi me mjegull, gjatë ditës intervale me diell

by Merita

Dita e enjte fillon me mjegull mëngjesi përgjatë ultësirave e temperatura minimale prej 4C e 5C. Deri nga mesdita mjegulla shpërndahet, ku më pas do të ketë intervale me diell e më vonë vransira kalimtare, por pa të reshura.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 16C e 18C, njofton Prishtina Waether.

banner

Të premtën dhe të shtunën mbi vend kalojnë vransira, por mbetet thatë. Orëve të mëngjesit ultësirave me kushte për mjegull apo vransira të ulëta. Temperaturat pasi zbresin në 16C të premtën, të shtunën shënojnë rritje të përkohshme në 17C e 19C.

Shtrirja e një fronti të ftohtë ditën e diel sjell më shumë vransira, e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, derisa temperaturat maksimale zbresin në 12C. Të hënën në mëngjes minimalet zbresin në 0C, mirëpo dita dominohet nga kthjellimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy