Nxënësi shembullor nga Peja ndërroi jetë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë

by Merita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje për qytetin e Pejës.

Auron Mazrekaj, nxënës i shkollës fillore “Asdreni”, vdiq në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në lokacionin e njohur si “Ura e Llozicës”.

banner

Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Facebookut, thuhet se ai ishte nxënës shembullor e madje bursist.

“Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën. Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin përkujtimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy