30
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.
AGK e ka cilësuar si një ngjarje të paprecedentë dhe ka bërë thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.
“Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagimin e AGK-së