Peja zyrtarizon lojtarin e ri të huaj

by Nexhat

KB Peja ka zyrtarizuar basketbollin më të ri të skuadrës, Denys Lukashov.

Reprezantuesi ukrainas është basketbollist i pozitave 1/2 dhe ka ndërtuar karrierë në Francë, Lituani, Rusi, Ukrainë – duke marrë pjesë edhe në kompeticionin prestigjioz Europian, Eurocup – ku ishte pjesë e fazës çerekfinale.

banner

Poashtu, Lukashov ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Ukrainës për mbi një dekadë, duke luajtur në ndeshje të mëdha kundër gjigantëve europianë të basketbollit.

Peja para pak ditësh kishte pasur ndryshime edhe në shtabin teknik, me trajnerin izraelit, Rami Hadar që dha dorëheqje

Në vend të tij tashmë ka ardhur trajneri irlandez, Daniel Nelson.

Pak minuta më parë, KB Peja po ashtu ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me dy basketbollistë të tjerë.

“KB Peja njofton që Shahada Wells dhe Jawaun Daniels nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, pas marrëveshjes së dy anshme me basketbollistët kemi vendosur që të ndërprejmë bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Peja nuk e ka nisur sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar, duke pësuar pesë humbje nga shtatë ndeshjet e para

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy