Selmanaj pas fjalëve të deputetes së LVV-së për Raportin e Progresit: Unë e kam lexu një raport tjetër, flet për centralizim të pushtetit

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj foli për Raportin e sivjetmë të Progresit për vendin, ndërsa tha se po i dukej sikur kishte lexuar diçka tjetër kur po e dëgjonte deputeten e LVV-së, Fjolla Ujkani, të fliste për të njëjtin dokument.

“Kur e dëgjoja fjalimin e përfaqësueses së grupit më të madh politik në Kuvend të Kosovës për Raportin e Progresit, thashë mos e kanë ndryshu me inteligjencë artificiale, sepse unë e kam lexu një dokument tjetër”, tha ai.

banner

Selmanaj tha se “të dhënat që janë aty janë më shumë se shqetësuese”.

“Dhe njëra nga ato që përmendet më së shumti dhe unë kam përshtypjen që në raportet e kaluara nuk ka qenë, është centralizim te pushteti ekzekutiv i pothuajse të gjitha temave dhe çështjeve. Po ashtu edhe te reforma në gjyqësor dhe çfarë është më e dëmshme, te cenimi i lirisë së shprehjes”, tha deputeti.

Ai citoi disa pjesë nga raporti, në mënyrë që, të kuptohet saktë, siç tha, se “ku jemi si shtet”.

“‘Niveli i lartë i vendimmarrjes të centralizuara në ekzekutiv, ka dobësuar përfshirjen demokratike dhe rolin e ministrive përkatëse duke kufizuar shumllojshmërinë e perspektivave politike në vendimet kyçe’”, citoi Selmanaj.

“Nëse e shtojmë këtë, se Departamenti amerikan i Shtetit fliste për kërcënim serioz në Qeveri, ndërkohë që Komisioni Evropian flet për centralizim të pushtetit, atëherë kjo përkthehet që Kosova të vetmen rrugë që e ka zgjedhë me këtë Qeveri është izolimi, autoritarizmi dhe përpjekja për fundin e demokracisë. Por kjo normalisht që nuk do të lejohet. Jemi të bindur që kjo nuk do të ndodhë dhe kjo logjikë qeverisëse, e tillë siç ka qenë këto 4 vite, do të merr fund më 9 shkurt”, tha deputeti i LDK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy