Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.
“I shpreha mirënjohjen time të thellë ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Tutje, ai ka shtuar se “plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Action Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë”.