Konjufca pret në takim Komandantin e KFOR-it, e uron për detyrën e re

by Merita

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it , gjeneral major Enrico Barduanin.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Konjufca e falënderoi Barduanin për vizitën dhe e uroi për detyrën e tij të re në krye të KFOR-it.

banner

Ai u shpreh i bindur se do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi midis misionit të NATO-s dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky raport është shumë i rëndësishëm për një gjendje sa më të mirë të sigurisë në vendin tonë dhe stabilitet sa më të qëndrueshëm rajonal.

I pari i Kuvendit më tej tha se situata e sigurisë në vendin tonë paraqitet gjithnjë e më e mirë, por se qasja destabilizuese nga Serbia dhe përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon tregojnë për nevojën e angazhimit të përbashkët e të pandërprerë për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ndërkaq Barduani e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, në funksion të forcimit gjithnjë e më madh të stabilitetit, me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy