Lionel Messi e ka përmendur atmosferën më të mirë, në të cilën ka luajtur.
Legjenda argjentinase është një nga lojtarët më të mirë që ka shkelur fushën e blertë ndonjëherë.
Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka luajtur për Barcelonën, PSG-në dhe tash për Inter Miamin.
Deri më tani, 37-vjeçari ka shënuar 748 gola në 922 paraqitje në të gjitha garat. Në arenën ndërkombëtare, Messi ka shënuar 128 gola në 211 ndeshje me Argjentinën.
Përgjatë viteve, Messi ka përjetuar atmosferën në disa prej stadiumeve më të mëdha të Europës, si “Anfield”, “San Siro” e “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, atmosfera në “Celtic Park” i la atij më së shumti përshtypje.
Më 2012, Barcelona ishte mposhtur 2-1 në këtë stadium, një ndër rezultatet më të befasishme të Ligës së Kampionëve.
Më 2020, për uebsajtin zyrtar të Celticut, Lionel Messi thoshte: “Ndeshjet ndaj Celticut gjithmonë ishin të veçanta. ‘Celtic Park’ është një stadium i vështirë për t’u luajtur. Është një nga atmosferat më të mira në Europë dhe ne duam ta përjetojmë atë përsëri”