MAPL kundërshton vendimin e Përparim Ramës për tregun veror – Komuna ende pa përgjigje

by Nexhat

Komuna e Prishtinës po përballet me një tjetër sfidë ligjore përballë Qeverisë së Kosovës, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e cilësoi të paligjshëm vendimin e komunës për ta kaluar organizimin e tregut “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” nën menaxhimin e ndërmarrjes “Sport Marketing”, në vend të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e cila kishte mbikëqyrur këto aktivitete më herët.

Ky vendim, i nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, është konsideruar nga MAPL si një përpjekje për të anashkaluar mbikëqyrjen e tyre.

banner

“MAPL konstaton se vendimi Nr. 14.020/04.129312/24 nuk përmban në preambulë Rregulloren nr. 01-463/01-227577/23 për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për më pak se një vit të datës 1.12.2023, akt me të cilin kryeqyteti i Republikës së Kosovës/Prishtinë ka përcaktuar ‘procedurë të brendshme për dhënien në shfrytëzim të pronës më pak se një vit’ si dhe neni 6 i vendimit që ka përcaktuar se ‘hyrja në fuqi realizohet në momentin e nënshkrimit të tij’ duke anashkaluar dërgimin e aktit të autoritetit mbikëqyrës për shqyrtimin e ligjshmërisë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 80”, thuhet në arsyetim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy