27
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-21 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C.