Përplasja për shpenzimet e karburantit, Bajrami-Muratit: Po i referohem ZKA’së që e udhëheq motra e këshilltares së Kryeministrit

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sërish i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në një postim të fundit në Facebook i tha se ajo “që po rren je ti”, pasi Bajrami e kishte pyetur “kush po rren” në lidhje me shpenzimet për karburant.

Bajrami tha se u bazua në raport zyrtar të Zyrës Kombëtare të Auditorit në raport të së cilës shkruan se “janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante”.

banner

Këtë shifër Murati po e mohon duke thënë se mund të jetë bërë “ndonjë lëshim teknik, ose duhet të jetë përmbledhje e kategorisë së lëndëve djegëse, ku pastaj hyjnë edhe nafta për ngrohje apo drutë e zjarrit”. Murati thotë se 10.47 milionë euro për karburant për vetura.

Bajrami në postimin e fundit tha se ka “disa shpjegime të thjeshta për ministrin e mashtrimeve dhe dështimeve”.

“Meqë jeni shumë të ngarkuar me propagandë dhe mbulim të mashtrimeve e dështimeve prej mungesës së çerdheve e deri te mungesa e banesave sociale, po ju shpjegoj disa gjëra elementare. Rrena është kur dikush e thotë një pohim, mohim, konstatim që s’ka asnjë bazë dhe s’mund të vërtetohet. Fakti është kur e them se Zyra Kombëtare e Auditorit shkruan në raport se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante unë e bazohem pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme”.

Bajrami tha se po i referohet ZKA-së pavarësisht se në krye të saj është motra e këshilltares së kryeministrit.

“I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e agjencitë tjera të pavarura. Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të vet e ju mbron juve. Manipulimeve po ju vjen fundi”, ka shkruar ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy