Policia e Kosovës ka hasur në një person të dyshuar me pushkë e municion në malet e një fshati të Leposaviqit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur edhe armë të tjera si dhe xhaketë e pajisje ushtarake.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion. Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë- automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake”, njoftoi PK.
I dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.