Real Madridi dhe Chelsea raportohet se kanë filluar bisedimet për të arritur një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për dy lojtarë.
Përkundër kaosit që ka rrethuar ‘Stamford Bridge’ kur Enzo Marseca erdhi tek Chelsea në verë, ata filluan sezonin në një formë të mirë dhe aktualisht janë në pozitën e pestë në Ligën Premier, gjashtë pikë mbrapa liderit Manchester City
Disa lojtarë janë përshtatur në sistemin dinamik të Marescas, me Cole Palmer, Romeo Lavia dhe Moises Caicedo që kanë formuar një treshe të fortë në mesfushë.
Sidoqoftë, jo të gjithë lojtarët po shijojnë kohën e tyre nën udhëheqjen e italianit dhe lojtari në fjalë mund të kërkojë largimin nëse situata rreth tij nuk përmirësohet.
Enzo Fernandez nuk po preferohet nga trajneri i ri dhe ka humbur minutat që ka pasur më herët në dispozicion
23-vjeçari nuk ka luajtur titullar në dy ndeshjet e fundit në Ligën Premier ndaj Liverpoolit dhe Newcastle United, por ai u paraqit në humbjen me rezultat 2-0 ndaj këtyre të fundit në Carabao Cup.
Megjithatë, sipas një raportimi nga Fichajes, Real Madridi janë të etur për të nënshkruar me mesfushorin argjentinas dhe për ta bërë këtë, ata janë të gatshëm të ofrojnë 84 milionë euro, ose kartonin e Aurelien Tchouamenit në një marrëveshje shkëmbimi.
Tchouameni po ashtu duket se ka humbur fanellën e titullarit në kryeqytetin spanjoll, pasi nuk ka luajtur nga minuta e parë në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.
Njësoj si Fernandez i cili i kushtoi Chelseat 106.8 milionë euro, 24-vjeçari është transferuar në Madrid për 83 milionë euro, por ka dështuar që të mbush pritshmëritë e tifozëve