Televizioni publik( RTK): Leposaviq, për dy ditë 10 qytetarë u paraqiten për ta regjistruar pronën

by Nexhat

Në katër komunat veriore brenda 60 ditësh të gjithë qytetarët janë të obliguar ti regjistrojnë pronat e tyre të paluajtshme, në mënyrë që më pas të tatimohen.

Në një përgjigje me shkrim nga komuna e Leposaviqit kanë bërë të ditur se që nga njoftimi i dy ditë më parë, deri tash janë paraqitur 10 qytetarë.

banner

“Po, tash e dy ditë prej që është bërë njoftimi për regjistrimin e pronave të paluajtshme, ka pasur interesim nga qytetarët. Shumë prej tyre kanë pyetur gojarisht se si është kjo procedurë regjistrimi dhe rreth 10 persona janë paraqitur në zyrën e Tatimit në Pronë dhe i kanë marrë fletët për vetëdeklarim”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Leposaviqit.

Edhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut, para 3 javësh janë njoftuar se mund të bëjnë regjistrimit e pronave të paluajtshme

RTK ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Mitrovicës Veriore rreth interesimit të qytetarëve për të vetëdeklaruar pronat, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë dy komuna me shumicë serbe, Zveçan dhe Zubin Potok, ende nuk ka filluar regjistrimi i pronave.

Kryetarët e këtyre dy komunave thonë se shkak për këtë është mungesa e stafit dhe përgatitja e tyre.

“Nuk po mundemi akoma me dalë në terren. Jemi ne përgatitje e sipër, kur jemi të gatshëm për të mbledhur tatimet. Nuk jemi ende në atë fazë. Jemi në fazën e trajnimit të stafit të regjistrimit të pronave”, ka thënë Izmir Zeqiri – kryetar i Zubin Potokut.

“Ne jemi në përgatitje e sipër, jemi zyrtarët duke i pranuar. Konkurset janë të shpallura pikërisht për këtë pjesë, mirë por derisa t’i marrim zyrtarët, pa zyrtarë nuk po mundemi me filluar një proces të tillë, besoj shumë shpejt”, ka thënë Ilir Peci – kryetar i Zveçanit

Në Komunat në veri të Kosovës tatimi në pronë nuk është mbledhur asnjëherë nga shteti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy