19
Në kohën kur Feronikeli 74 ka thirrur konferencë për media me rastin e largimit nga garat e futbollit kosovar, tifozët e kësaj skuadra janë mbledhur në stadium.
Ata madje vendosën edhe një foto në shtyllën e njërës prej portave, shkruan Gazeta Express.
“Huligani që zaptoi Federatën e Futbollit”, shkruhej në fotografinë ku shihet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në formë të animuar.
Feronikeli 74 vendosi të tërhiqej nga garat me arsyetimin se po dëmtohen vazhdimisht nga gjyqtarët.