Kurti iu flet për mediat mërgimtarëve: Ju duam paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme në ndonjë nga portalet

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar sot fjalimin nga tubimi që ka mbajtur dje me bashkatdhetarë në Zvicër. Përmes një njoftimi në “Facebook”, ai tha se janë mbi 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër,

Kurti para tyre mbajti një fjalim ku i bëri temë edhe mediat e Kosovës. Tha se Kosova “i do mërgimtarët më shumë se që mund ta imagjinojnë paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme në ndonjë nga portalet”.

banner

“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen.  Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë. Ju falemnderit shumë për tubimin madhështor dhe mikpritjen kaq të përzemërt në Interlaken”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy