Murati kalon në temë tjetër pas akuzave se ndërhyri në raportin e ZKA, merret me pagat në kohën e Haradinajt

by Nexhat

Ministri i Financave ka zgjedhur të merret sot me pagat në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt, një ditë pasi Zyra Kombëtare e Auditimit ndërhyri në një raport të saj pas vërejtjes së Hekuran Muratit se është bërë një “lëshim teknik” për çështjen e parave të shpenzuara për karburant të veturave.

Murati publikoi dy vendime për pagat gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, ndërkaq Bedri Hamza ishte ministër i Financave.

banner

“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017: – Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Me datë 12 janar 2018: – Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë. Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë. Më poshtë i keni edhe vendimet përkatëse”, shkroi ai në një postim në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy