Regjistrimi i popullësisë në Shqipëri: Vajzat më të interesuara për studimet e larta

by Nexhat

Arsimi i shoqërisë është pa diskutim një shtyllë e rëndësishme në progresin e saj. Ndër vite, Shqipëria ka bërë përpjekje në sistemin e saj arsimor, evidentuar kjo edhe nga norma e lartë e alfabetizmit dhe e ndjekjes së shkollës.

Rezultatet e Censit 2023 flasin për një shkallë të lartë të alfabetizmit me 97,7% mes popullsisë së moshës 15 vjeç e lart nga 97,0%, që ishte në Censin e vitit 2011. Norma rezulton më e lartë tek meshkujt me 98,1% krahasuar me femrat 97,2%

banner

Nga ana tjetër, shkalla e analfabetizmit në Shqipëri për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2,3 për qind. Kjo shkallë bëhet më e lartë mes personave të moshës 70 vjeç e lart, ne masën 7,6 për qind

Censi evidenton një interes më të lartë mes femrave për të mbyllur studimet universitare. Nga totali i popullsisë, me arsim të lartë të përfunduar 55,7 për qind janë femra dhe 44,3 për qind janë meshkuj

Përqindja e femrave me arsim të lartë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Në Censin e vitit 2001 ky tregues rezultonte në nivelin e 41,1 për qind, në Censin 2011 në 51,0 për qind dhe në Censin 2023 në 55,7 për qind.

43,2 për qind e grupmoshës 25–34 vjeç kanë përfunduar arsimin universitar dhe pasuniversitar, pothuajse e njëjta përqindje me popullsinë e BE-së për të njëjtën grupmoshë dhe vetëm 1,8 pikë përqindje më pak se targeti i Bashkimit Europian prej 45 për qind për vitin 2030. /rtsh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy