Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, vetëm një ditë pas Konvetës së Partisë ka shkuar në Itali, duke takuar bashkatdhetarët, për të cilët është shprehur se kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë, sipas tij, do të lirohen nga tatimi në fitim, siç tha ai, në periudha të caktuara kohore.
“Pas konventës, erdha në Itali t’i takoj bashkatdhetarët tanë. Kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh. Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive”.
“Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza.