Drejtori i VV-së në RTK e pranon pas disa muajsh që e ka përmendur AKI-në para bordit në lidhje me shkrimin e “Slobodna Bosna”

by Merita

Ish-anëtari dhe ish-donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, që drejton Radio Televizionin e Kosovës, ka shkruar pas disa muajsh lidhur me skandalin e lajmit të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit u sulmuan dy media kosovare.

Gërvalla pas gjithë kësaj kohe, e ka pranuar publikisht se në mbledhjen e Bordit të RTK-së e ka përmendur Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, megjithatë thotë se e kishte bërë “rrëshqimthi”, derisa thotë se AKI s’ka pasur ndikim tek publikimi i lajmit të Slobodna Bosnas.

banner

“Unë jam i vetëdijshëm se sa është shtrembëruar një deklaratë imja “off the record”, në një mbledhje të mbyllur para Bordit te RTK, ku kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në.  Por, AKI nuk ka pas ndikim që ta publikojmë këtë lajm të përkthyer dhe cituar nga SB”, ka thënë Gërvalla.

Ai tutje ka thënë se është i vetëdijshëm për kritikat e marra nga Komisoni i Pavrur i Mediave për skandalin me lajmin e Slobodna Bosna, por thotë se “interesi publik për informacion” dhe “rregulli i citimit”, kanë qenë busulla e tij për rastin e lajmit të “Slobodna Bosna”.

“Jam po ashtu i vetëdijshëm se KPM ka kritikuar menaxhimin e atij rasti. Interesi publik për informacion dhe rregulli i citimit ishin busulla ime në atë situatë. Por sot ndiej megjithatë siklet e faj kur shoh se si keqpërdoret ajo aferë për të ushtruar qitje tinzare kundër AKI-së. Më vjen t’u kërkoj sinqerisht ndjesë organeve të sigurisë pse goditen indirekt, për arsye timen. Pse ua bëjnë si atij djalit në thënien e lashtë, për shkak timin”, ka thënë tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy