Bombarduesit amerikanë B-52 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme. Kjo u njoftua nga ushtria amerikane, një ditë pasi Washingtoni njoftoi për forca shtesë në rajon, për të përballuar kërcënimin Iranian.
Ushtria izraelite tregon se dje (2 nëntor 2024) Hezbollah lëshoi rreth 100 raketa kundër shtetit hebre, duke shtuar se “IDF do të vazhdojë të mbrojë shtetin e Izraelit dhe popullin e tij nga kërcënimi që paraqet organizata terroriste” libaneze.
Sa i përket luftës në Rripin e Gazës, mediat pretendojnë se forcat izraelite kanë qenë fare pranë arrestimit të ish liderit te Hamas Yahya Sinwar, para se ky I fundit të vritej më pak javë më parë në enklavën palestineze.
“Izraeli ishte në prag të arrestimit të Yahya Sinëar të paktën pesë herë para se të vritej”, shkruan gazeta A-Sharq Al-Awast.