Shqiptarët e Medvegjes protestojnë sot për të kundërshtuar pasivizimin e adresave të tyre

by engel

Shqiptarët e Medvegjës do të vazhdojnë me protesta për të shprehur pakënaqësitë dhe rezistencen ndaj veprimeve të qeverisë së Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të cilët janë larguar përkohësisht nga vendi i tyre i lindjes duke kërkuar punë në vendet perendimore.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se sot e dielë, shqiptarët e këtyre trojeve do të protestojnë për të dëshmuar se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit të adresave nuk do të tolerohet.

banner

Postimi i plotë”
Sonte takova Medvegjasit, të dielën bashkë protestojmë. Të dielën mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët e Medvegjës nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy