44
Ka humbur jetën në spital Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur në atentatin me 3 viktima të ndodhur disa ditë më parë në Dobraç të Shkodër.
67-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor me bashkëshorte e tij, Flutura Basha kur u përplasën nga automjeti i shtetasve Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vendngjarje bashkëshortja e 67-vjeçarit. Me vdekjen edhe të Bashkim Bashës, bilanci i ngjarjes tragjiken shkon në 4 viktima.