Sot një javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, tha se e kanë pranuar buxhetin.
“Është buxhet që ia ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme. Është buxhet që ska asnjë projekt kapital të rëndësishëm. Është një buxhet që nga ne do të kundërshtohet nga ne fuqishëm dhe është buxhet që do të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”, tha Tahiri.
Ai shtoi se pas 9 shkurtit do të ketë qeveri tjetër.
Tahiri tha se nuk ka mundësi që “as të përmirësohet më” projektbuxheti dhe se nuk do ta votojnë si të tillë.
“Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi kësaj qeverise. Letënjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majt pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai