Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, mësuesit ndjehen të nëpërkëmbur dhe familjet janë të ndara, s’mund të vazhdohet kështu

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij në ‘facebook’, një video ku protagoniste është mësuesja nga Fushë Kosova, Diana Mehmeti, nënë e dy fëmijëve, e cila s’mund të mbulojë shpenzimet mujore për gjërat bazike me pagën që merr. Ndërsa bashkëshorti i Dianës është detyruar të punojë jashtë Kosovës për të mundësuar mirëqenien e familjes.

Abdixhiku thotë se me Qeverinë Kurti, mësuesit ndjehen të nëpërkëmbur dhe familjet janë të ndara, për shkak se duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre.

banner

“Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më! Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike!”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy