Arrestohet në gjendje të dehur Arturo Vidal, ja akuza që rëndon ndaj tij

by Merita

Karriera e Arturo Vidal mund të mbyllet në mënyrën jo më të mirë të mundshme pasi futbollisti i cili ka luajtur në disa nga klubet më të njohura në Europë para se të kthehej në vendlindjen e tij, është arrestuar nga policia dhe ndaj tij janë ngritur akuza shumë të rënda.

Lojtari i cili ka luajtur me ekipe të mëdha si Juventus, Bajern Mynih apo Barcelona , tashmë është pjesë e Kolo-Kolo dhe një festë me shokët e skuadrës i ka kushtuar shumë shtrenjtë.

banner

Një grua ka bërë denoncim në polici, duke akuzuar se është droguar dhe përdhunuar nga lojtarët në lokalin ku ata po festonin një ditëlindje.

Mediat kiliane bëjnë të ditur se Vidal ka tentuar të arratiset pasi është ndalur në një postbllok nga policia, për t’u arrestuar nga kjo e fundit pasi po drejtonte makinën në gjendje të dukshme të dehur.

Bashkë me të, edhe disa futbollistë të cilët gjendeshin në makinë.

Ata janë dërguar në komisariat dhe ashtu si Vidal po hetohen tashmë në gjendje të lirë.

Ndërkohë, një 22-vjeçare ka bërë denoncim në polici, pasi është kthyer në shtëpi me shenja dhunimi seksual dhe në gjendje shumë të turbullt, me të motrën e cila mendon se në atë festë ajo është droguar para se të përdhunohej nga lojtarët kur ishte e pavetëdijshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy