Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje një video të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili premtonte ulje të çmimit të energjisë elektrike në vitin 2019, ndërkohë që çmimi i energjisë është shtrenjtuar dy herë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Bajrami thotë se qytetarët e Kosovës, pavarësisht se si i konsideron Lëvizja Vetëvendosje, ata dinë të lexojnë faturat e energjisë elektrike dhe e dinë sa kanë paguar më herët energji elektrike dhe sa po paguajnë sot.
Ky reagim i Bajramit ka ardhur pas pretendimeve të partisë në pushtet se çmimi i energjisë elektrike në Kosovës është më i liri në rajon.