Bettel premton rreth 25 milionë euro investime në Kosovë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka potencuar se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan

Bettel ka thënë se shteti i tij do të jetë çdo herë në krah me Kosovën me investime milionëshe.

banner

“Ne dihet të bëjmë çmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë e jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perspektivë evropiane ,por jo pas 200 vitesh”, tha ai.

Bettel tha se ky rajon ka vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët.

“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë mes tjerash ai./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy