Fronti Europian është i gatshëm që të japin mbështetje me votat e tyre për mbylljen e kazinove në vend
“Votat e Grupit parlamentare të Frontit Europian i kanë në dispozicion, le të urdhërojnë t’i mbyllin të gjitha kazinot”, deklaroi Blerim Bexheti deputet i BDI
Bexheti për media tha se koalicioni VLEN gjatë gjithë fushatës ka premtuar mbylljen e kazinove dhe për këtë Fronti Europian do t’i mbështesë.
“Atë që ua kanë bërë premtim popullatës që do t’i mbyllin kazinot urdhëroni edhe një herë votat e grupit parlamentar të Frontit Europian i kanë në dispozicion për këtë të keqe që të evitohet nga vendbanimet tona”, tha Blerim Bexheti – deputet i Frontit Europian.
Bexheti foli edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku tha se kjo qeveri
“Kërkesa për zgjedhje të parakohshme buroi nga vetë prononcimi i kryeministrit pa legjitimitet Hrisitjan Mickoski”, kështu deklaroi Blerim Bexheti kur u pyet për këkesën e kreut të BDI-së për zgjedhje të parakohshme.
Bexheti tutje, theksoi se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet etnik dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
“Kur jemi te zgjedhjet e parakohshme, ajo buroi nga vetë prononcimi i Kryeministrit i Qeveisë pa legjitimitet Hristijan Mickoski ku u bëri thirrje partive opozitare që të shkohet në zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale. Duke pas parasyshë Qeverinë pa legjitimitet etnik, duke pasur parasyshë situatën me integrimin e vendit, situatën e marrëdhënieve ndëretnike, janë të pashmangshme dhe të nevojshme për perspektivën e vendit”, shtoi Bexheti