Eurodeputeti holandez: Ka ardhur koha që Serbia të përcaktohet

by Merita

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se ka ardhur koha që Serbia të vendos mes Brukselit apo Moskës. Ai paralajmëron një qasje më të ashpër nga evropianët nëse Serbia vazhdon të luaj me disa karta në politikën e jashtme.

Partner me Bashkimin Evropian, por miq të mirë me Rusinë e Kinën.

banner

Kjo politikë e Serbisë po e shqetëson eurodeputetin holandez, Thijs Reuten.

Madje ai shprehet i revoltuar me krerët shtetëror serb, të cilët ruajnë raporte te ngushta me Moskën dhe Pekinin.

Andaj Reuten thotë se ka ardhur koha që Serbia të përcaktohet se në cilën anë është.

“Jam i tmerruar kur shoh vizitat e krerëve të lartë shtetëror serb në Moskë duke u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Për mendimin tim e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por në periudhën e fundit shoh mesazhe të përziera nga ta. Kur janë në Bruksel na thonë se jemi partner me ju, por në anën tjetër thonë gjithashtu se janë miq të mirë me Kinën e Rusinë. Besoj se tani ka ardhur koha që Serbia të vendos se në cilën anë është”, shprehet Reuten për Tëvë1.

Diplomati holandez komentoi edhe vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vulin, në Moskë ku u mbajt samiti i BRICS-it.

Ai thotë se nuk i bën mirë Serbisë të marrë pjesë në një samit kur përfshihen shtete si Irani, Kina e Rusia.

“Nuk mendoj se është mirë të jeni pjesë e një aleance ku Irani, Kina, Rusia luajnë rol kyç, prandaj edhe nuk po i kuptoj fare veprimet e Serbisë. Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian kap shifrën e 18 miliardë eurove. Serbia duhet të bëj pjesë në familjen e madhe evropiane, por veprimet e tyre ngritin shqetësime. Nëse Serbia vazhdon të veproj në këtë mënyrë, atëherë ne duhet jemi më të ashpër”, shprehet eurodeputeti holandez.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrëdhënie shumë të mira me shtetet perëndimore si dhe me ato lindore.

Nga Bashkimin Evropian si dhe fuqitë e tjera perëndimore ai shihet si i domosdoshëm për stabilitetin në Ballkan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy