Jonida Vokshi emocionet në studion e BBVK: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim, babait tim

by Nexhat

Prezantuesja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, nisi natën e fundit të spektaklit me një mesazh prekës dhe plot emocion, duke i kushtuar çdo paraqitje të saj të ardhshme babait të saj të ndjerë.

Pas ndarjes nga jeta të babait të saj disa ditë më parë, Jonida tregoi forcë dhe qëndrueshmëri duke u rikthyer në skenën e spektaklit

banner

Në hapjen e “Prime”-it të kësaj jave, ajo ndau me publikun vendimin e saj për të nderuar kujtimin e të atit, duke ia dedikuar të gjitha paraqitjet e saj në program

“Nga sonte çdo dalje time do të ia dedikoj engjëllit tim, babait tim”, u shpreh ajo, duke prekur zemrat e publikut dhe të gjithë ndjekësve të Big Brother VIP Kosova

Ky dedikim i ndjerë nga ana e Jonidës është një dëshmi e dashurisë së saj të pakushtëzuar për babain dhe e respektit që ajo mban për të.

Fansat dhe ndjekësit kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për prezantuesen në këto momente të vështira, duke vlerësuar kurajën dhe profesionalizmin e saj për t’u përballur me dhimbjen në skenën e spektaklit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy