Partia që drejton kryeministri Albin Kurti kanë publikuar në faqen zyrtare më ‘facebook’, letrën që kandidatja demokrate për presidentes të SHBA-së, Kamala Harris, ka shkruar në adresë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Letra e hapur e kandidates për Presidente dhe zëvendës Presidentes së ShBA-ve, znj. Kamala Harris, për komunitetin shqiptaro-amerikan”, thuhet në përshkrimin e vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sa i përket zgjedhjeve në SHBA, lideri i LVV-së, Albin Kurti, në zgjedhjet e vitit 2020 kishte përkrahur hapur kandidatin demokrat Joe Biden.
Këto zgjedhje, Kurti si kryeministër i Kosovës s’është pozicionuar për asnjërin prej kandidatëve duke thënë se do të punojë me të gjithë. Megjithatë me ftesë të Partisë Demokratike, Kurti si kryeministër ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Demokratëve.