Policia shpall tender prej 63 mijë eurosh për furnizim me rreth 800 palë këpucë

by Merita

Policia e Kosovës ka shpallur ritender në vlerë prej 63 mijë e 200 euro për furnizim me këpucë për zyrtaret policore.

Bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, me këtë tender parashihet furnizimi me rreth 800 palë këpucë, ku 395 palë do të jenë këpucë për dimër, e 395 palë të tjera këpucë për verë.  Me një përllogaritje të thjeshtë i bie se një palë këpucë do të blihen me një çmim prej rreth 80 euro.

banner

Kompanitë e interesuara për të kryer këto furnizime kanë afat ta bëjnë këtë deri më 26 nëntor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Tek kushtet për pjesëmarrje, një prej kritereve është që kompania që oferton duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses minimum një kontratë të natyrës së njëjtë apo të ngjashme në tri vitet e fundit nga data e publikimit të projektit.

“Shënim: operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në fund të njoftimit.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për dy vjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy