PRIZREN/Ngritet aktakuzë për një person që bënte pazare për drogë përmes “Snap Chat”

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 dhe lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.7,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.B., nga muaji Korrik 2024, e në vazhdim deri me datë 20.08.2024 në Prizren, pa autorizim, blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, substanca, psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “marihuanë”, pasi e siguron substancën narkotike të njëjtën e ndan në sasi të vogla për shitje duke i ftuar blerësit përmes rrjetit social “Snap Chat”.

banner

” I njëjti, me këtë rrjet social komunikon me përdorues të këtyre substancave narkotike, ku dakordohet për çmim dhe më pas kërkon nga të njëjtit që narkotikët të vijnë t’i marrin në lagjen ”Ortakoll” në oborrin e njërës prej shkollave fillore në Prizren, ku edhe kryen shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës në sasi prej 5-10 dozash. I njëjti, me datë 20.08.2024 rreth orës 12:15 arrestohet nga policia në flagrancë, me ç’ rast policia tek ai gjen dhe sekuestron substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1.12 gram të sistemuara në tri (3) qese najloni”, thekson komunikata.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy