Shukri Buja nuk u është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të hënën me arsyetimin se inkriminohet.
Madje ai tha se qëndron pranë asaj që kishte deklaruar kur u pyet se a i pranon garancitë sipas Rregullës 151 (3) që parasheh mosinkriminimin e dëshmitarit në ato që thotë
“Dëshiroj që të qëndroj pranë asaj që kam deklaruar në deklaratë”, tha Buja në Speciale.
Avokati, Skënder Musa ka sqaruar se Shukri Buja, si dëshmitar ka të drejtë të mos iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit.
“Të drejtat që lexohet dëshmitarit njoftohet se në të gjitha të drejtat që mund të implikuar vetën dhe familjarët e tij para një turpi të rëndë ka të drejtë të mos përgjigjet. Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar Buja, dëshmitarë. Pas sqarimeve se cilat pyetje mund të inkriminojnë ose jo, ka filluar të përgjigjet. Ka të drejtë të mos përgjigjet”, shtoi Musa
Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë sot Shukri Buja i cili mban kodin W01453 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai në fillim të seancës mori fjalën duke thënë se e kishte statusin e të dyshuarit në këtë rast si dhe e ka të drejtën ligjore që të hesht për ta mosinkriminuar vetën.
Buja është i pranishëm në sallë së bashku me një avokat kujdestar i cili është Taulant Hodaj. Megjithatë, kryegjyqtari ua dha garancinë e mosinkriminimit nga ajo që do të thonë në Hagë.
“Kryetar i panelit, anëtar të panelit, të pranishëm: Në vitin 2019, nga ZPS isha i ftuar në intervistim. Pas insistimit të avokatëve të mi, mu tregua që jam vetëm si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk me ka informuar për akuzat që ishin ndaj meje dhe nuk e kanë informuar as avokatet e mi, përkundër kërkesave të shumta nga ekipi im ligjor. Kësaj ftese të vitit 2019, iu përgjigja dhe duke pasur parasysh të drejtat e parapara ligjore dhe në konsultim me avokatet e mi, e shfrytëzova të drejtën ligjore që pyetje pas pyetje të shikojë dhe shfrytëzojë të drejtën time të mbrohem në heshtje”, tha Buja
Ai tha se edhe në aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përmendur edhe emri i tij si i dyshuar.
“Në vitin 2020, nga Prokuroria e Specializuar është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të vendit tim z. Hashim Thaçi, krye parlamentarit të Republikës së Kosovës, z.Veseli, ish-kryeparlamentarit z.Kransiqi dhe shefit të grupit parlamentar z.Selimi. Në këtë aktakuzë, në paragrafin 35 potencohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale në të cilën përfshihen anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant të zonave, zëvendëskomandant të zonave, komandat të brigadave dhe anëtar të shtabit të brigadave, komandant të njësiteve të zbulimit dhe policisë ushtarake dhe ushtarë të tjerë ku përfshihet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, ministra dhe staf tjetër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në këtë aktakuzë, është theksuar edhe emri im në paragrafin 35 dhe në dy paragrafë të tjera të kësaj aktakuze. Me tutje, në parashtresën e Prokurorisë… në këtë rast emri im përmendet si i dyshuar”, tha Buja