Pavarësisht se gjykata italiane e ka rrëzuar marrëveshjen, një tjetër anije ushtarake italiane Libra është nisur sërish drejt Shqipërisë për të sjellë të tjerë emigrantë të jashtëligjshëm në kampin e Gjadrit.
Mediat italiane shkruajnë se disa emigrantë të shpëtuar në ujërat e Mesdheut, pasi ishin nisur nga brigjet e Libisë u ngjitën në bordin e Libras në portin Lampedusa. Anija tashmë është rrugës dhe parashikohet që në Shëngjin të mbërrijë brenda të Mërkurës. Është ende e paqartë origjina dhe numri i klandestinëve.E pasigurt është nëse ata do të arrijnë të zbresin në Shëngjin, pasi Gjykata e Katanias vendosi kundër dekretit të 21 tetorit të qeverisë Meloni që përfshiu Egjiptin në një listë me 19 vende të sigurta origjine