Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

by Nexhat

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi CALL CENTER, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

Sipas A2CNN, gjatë kësaj vizite, Balluku tha se po punohet “për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025″.

banner

“Jemi në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do ia dalim dhe t’i ofrojmë shqiptarëve një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, deklaroi Balluku.

“Furrat e bukës në Shqipëri subvencionohen nga qeveria shqiptare përmes çmimit më të ulët të energjisë. Të gjitha ato njësi që operojnë vetëm si furra buke paguajnë 7,6 lekë për kilovat/orë, që është çmimi më i ulët që aplikojmë në OSHEE. Pas një diskutimi publik shumë të gjatë, na kanë kërkuar që të ketë diferencim mes atyre që pjekin vetëm bukë, atyre që pjekin bukë, por kanë edhe pastiçeri, dhe atyre që kanë pjekjen e bukës, pastiçerinë dhe bar-kafenë. Pas diskutimit të gjerë, ramë dakord për këtë lloj skeme: 7,6 lekë kilovat/orë vetëm për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve i kemi faturuar me 9,5 lekë për kilovat/orë, ndërsa për ato që kanë edhe bar-kafe, 12 lekë për kilovat/orë”, deklaroi Balluku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy