Policia mbrëmë ka ndaluar katër persona në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Gjatë kontrollit, L.B 32 vjeçar i është gjetur një karikator i pistoletës dhe një boks hekuri, ndërsa ka pranuar se armën e ka tek personi D.B. e cila është gjetur
“Policët e stacionit të Ferizajt me datën 04.11.2024 rreth orës 19:20 në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj kanë ndaluar katër persona dhe gjatë kontrollimit të tyre, tek personi L.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar kanë gjetur një karikator të pistoletës dhe një boks hekuri. Nën autorizim të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e tij, por se nuk është gjetur asgjë, mirëpo ai ndërkohë ka pranuar se armën e zjarrit e kishte tek personi D.B ( M/K) i moshës 33 vjeçar, të cilën armë e kanë gjetur.”
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit , dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe boksi i hekurit.”