G7 dënon “në termat më të fortë të mundshëm” bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë

by Nexhat

Ministrat e Jashtëm nga grupi i shtatë demokracive kanë deklaruar se janë shumë të shqetësuar nga vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Rusi dhe mundësia që ato mund të përdoren në luftën kundër Ukrainës.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përveçse tregon përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të kompensuar humbjet e saj, shënon një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit”, thanë ministrat në një deklaratë

banner

Bëhet e ditur se përveç anëtarëve të G7, SHBA, Japonia, Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe Kanadaja, deklarata u nënshkrua edhe nga Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, shkruajnë mediat e huaja, .

Ministrat thanë se dënojnë “në termat më të fortë të mundshëm” rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, duke përfshirë “prokurimin e paligjshëm” të raketave balistike të Koresë së Veriut nga Rusia

Ata thanë se janë thellësisht të shqetësuar për potencialin për çdo transferim të teknologjisë bërthamore ose raketore balistike në Korenë e Veriut.

Ndryshe, raportohet se ata do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë “për një përgjigje të koordinuar ndaj këtij zhvillimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy