Humbja e dhimbshme e ka këndellur Dinamo Zagrebin, merr fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve

by Nexhat

Dinamo Zagreb po del të jetë një ekip serioze, gjë që e kishin paralajmëruar kroatët, por një humbje në start nga Bayern Munich me rezultat 9-2, kishte prishur ‘matematikat’ e kampionit të Kroacisë.

Ajo humbje ishte më e thella në histori të klubit, por edhe në përgjithësi në Ligën e Kampionëve

banner

Por, që nga ajo ndeshje, Dinamo Zagreb ka marr një barazim dhe dy fitore, dhe me 7  pikë ka prekur mesin e renditjes.

Fililmishit ishte një barazim 2-2 me Monacon në shtëpi, ku në atë ndeshje ishin në epërsi me rezultat 2-0, por në fund të ndeshjes e lëshuan.

Pastaj vjen në fitore e madhe ndaj RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-0, me golat e Sandro Kulenovic dhe Bruno Petkovic

Ndërsa sot erdhi fitorja e dytë për gjigantin kroat dhe ballkanik.

Dinamo Zagreb mori fitore të madhe si mysafir i Slovan Bratislavas me rezultat 4-1, edhe pse ishte duke humbur në start.

Dario Spikic dhe Petar Sucic shënuan nga një herë , ndërsa Sandro Kolenovic gjeti rrjetën dy herë.

Arian Ademi u fut në lojë në minutë n e 64-të, ndërsa Arbër Hoxha në kohën shtesë.

Dinamo Zagreb ka aktualisht 7 pikë dhe mban vendin e 10-të . 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy