“Jam portieri i pestë më i mirë në botë”, Mike Maignan flet para përballjes me Real Madridin

by Nexhat

Portieri i Milanit, Mike Maignan nuk është i shqetësuar për kërcënimin e mundshëm që paraqet francezi Kylian Mbappe, teksa ekipi i tij përgatitet të përballet me Real Madridin sonte (e martë) në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve.

Milani luan në udhëtim te Real Madridi nga ora 21:00 dhe para kësaj përballje ka folur portieri i Rossonerëve, Maignan

banner

“Të kesh lojtarë me përvojë ndihmon, por ne duhet të luajmë me një frymë familjare. Do të jetë një ndeshje tjetër kundër Kylian. Ne gjithmonë flasim, dhe ai është një lojtar me cilësi. Edhe nëse po kalon një kohë të vështirë tani, nuk kam dyshim se do të bëjë mirë”, ka thënë fillimisht Mbappe

“Futbolli më sjell gjithmonë adrenalinë. Jam i emocionuar të luaj kundër të gjithëve, kështu që për mua gjëja më e mirë është të fitoj me shokët e skuadrës”.

Maignan u shpreh për besimin e tij, duke thënë se është njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

“Nëse unë nuk besoj se jam më i miri, askush tjetër nuk do ta bëjë. Unë jam portieri i pestë më i mirë në botë, por ende duhet të përmirësohem. Prioriteti im është ndeshja kundër Real Madridit”, përfundoi francezi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy