Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-Amerikanë.
“Më vjen mirë që si popull i përcjellim me interesim të shtuar zgjedhjet në Amerikë sepse padyshim këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për vendin dhe rajonin tonë. Andaj e vlerësoj që e keni ndërmarrë një iniciativë të tillë bashkë me Ambasadën për të mbledhë njerëz të fushave të ndryshëm, për ti dhënë festivitet kësaj feste që do të jetë për qytetarët dhe popullin amerikan”, ka thënë Krasniqi në Kanal 10.
Tutje ai ka thënë se, nuk pret që politika amerikane të ndryshojë karshi Kosovës, pavarësisht se kush do të jetë Presidenti apo Presidentja e ardhshme e SHBA-ve.
“Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, a do të përsëritet një Presidencë e z. Trump apo do të jetë Harris në pozitën e Presidentit, unë besoje se politika amerikane nuk ndryshon esencialisht në raport me Kosovën”, ka thënë Krasniqi