Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës

by Nexhat

Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se nga burimet “e sigurta” është njoftuar se të shtunën e kaluar menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh. është takuar me agjendën për shkarkimin e tij nga pozicioni aktual si kryetari i sindikatës.

Sipas deklarimit të Januzitarsyeja kryesore e shkarkimit të tij nga detyra aktuale ndërlidhet me parakushtin për hapjen e rrugëve për investime nga qeveria. Ai ka shtuar se kërkesat dhe reagimet e tij po “ngjallin pakënaqësi” tek qeveria.

Januzi ka dhe një porosi për menaxhimin e ndërmarrjes,  nga i cili kërkon që t’i ndal përpjekjet për luftimin e sindikatës dhe nënshtrimin e minatorëve përmes frikësimit dhe nënçmimit të tyre.

“Sot, nga burime të sigurta, jam njoftuar se menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., ditën e shtunë, në orët e vona ka zhvilluar takim në restorantin Castell në Milloshevë, me agjendën e vetme për shkarkimin tim nga pozita e kryetarit të sindikatës, gjoja si parakusht për hapjen e rrugës për investime nga qeveria, pasi sipas tyre unë jam pengesë për proceset zhvillimore dhe investimet në ndërmarrje. Arsyeja e vetme që japin është se reagimet dhe kërkesat e mia po ngjallin pakënaqësi tek qeveria! Si kryetar i sindikatës, kam obligim dhe detyrë të reagoj ndaj vendimeve të kundërligjshme dhe diskriminuese që ndërmerr çdo menaxhment i ndërmarrjes, pa përjashtuar edhe menaxhmentin aktual. Por shtrohet pyetja: përse është kërkuar nga anëtarët e sindikatës largimi im nga pozita e kryetarit dhe zëvendësimi im me një kryetar tjetër?Përgjigjja është e thjeshtë: kam ngritur zërin dhe kam reaguar vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të minatorëve, kushtet jashtëzakonisht të dobëta të punës, mospagesën dhe vonesat e vazhdueshme të pagave, si dhe përndjekjen e atyre që mendojnë ndryshe nga menaxhmenti. Ky reagim vjen si përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e minatorëve dhe për të siguruar kushte më të drejta dhe të qëndrueshme pune për ta”, shkruan Januzi

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy