Kurti: Kujdes shoqëror dhe drejtësi shtetërore për mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, që u mbajt në Prishtinë.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se shënimi 25-vjetorit të përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit tonë këtë viti ishte përplot me ngjarje reflektimi dhe frymëzimi, siç është edhe kjo e sotmja, e organizuar nga Fondacioni Jahjaga

banner

E ndërsa punojmë për të ardhmen, kryeministri Kurti potencoi se është thelbësore ta kujtojmë të kaluarën, sfidat e përjetuara dhe guximin e jashtëzakonshëm që ka treguar populli ynë, e në veçanti gratë e Kosovës.

“Rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dëshmojnë se të gjitha plagët kërkojnë edhe kujdes shoqëror edhe drejtësi shtetërore. Na përkujtojnë se mbështetja ndaj të mbijetuarave është obligim e detyrë e përbashkët, që kërkon përkushtim të përhershëm. Zëri i tyre është thelbësor në proceset tona të drejtësisë tranzicionale, që njohin dhembjen e së kaluarës dhe inkurajojnë për shpresë drejtë së ardhmes”, u shpreh kryeministri,

Fjalën e tij e vijoi duke theksuar se është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka filluar dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qeveria po mbështet aplikimin e të mbijetuarave në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, duke financuar organizatat e autorizuara.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se derisa shënojmë 25 vjet liri e paqe, kujtojmë të gjitha viktimat dhe të mbijetuarat, dhe nderojmë qëndresën e grave dhe të vajzave pa dallim, që mbi shkatërrimin e luftës, po ndërtojnë paqen e tashme dhe të së ardhmes.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gratë dhe vajzat, nga çdo komunitet, të kenë të njëjtat mundësi dhe mbështetje dhe se agjenda për barazi, përtej së qeni një premtim i së ardhmes, është angazhim i yni i përditshëm

Kështu duke punuar bashkë për të tashmen, po i ngrisim të fortë e të qëndrueshëm themelet e barazisë mes individëve e të paqes midis popujve, që t’ua lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti falënderoi secilën e secilin, përfshirë Fondacionin Jahjaga, për kontributin për Republikën tonë, duke siguruar se jemi krah për krah e këmbëngulës në rrugën e lirisë, drejtësisë dhe barazisë, të cilat janë ideale tona të përbashkëta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy