Lajm i madh për Arsenalin, Odegaard rikthehet nga lëndimi

by Nexhat

Arsenali ka marrë një lajm të madh pasi kapiteni Martin Odegaard është rikthyer në stërvitje të plotë në grup përpara ndeshjes së Interit.

Mesfushori norvegjez u pa duke punuar me bashkëlojtarët e tij pa shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.

banner

Odegaard tashmë pritet të jetë në skuadrën e Topçinjve për ndeshjen kundër Interit dhe të udhëtojë drejt Italisë.

Mikel Arteta madje mund t’i japë mesfushorit disa minuta pasi ai synon të menaxhojë me kujdes rikthimin e tij nga lëndimi.

25-vjeçari ka luajtur vetëm tre ndeshje këtë edicion në Ligën Premier dhe pastaj pësoi lëndim me Kombëtaren e Norvegjisë.

Reprezentuesi norvegjez ka humbur deri më tani 12 ndeshje mes Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe EFL Cup.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy